Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
“Raportohet se një femër kosovare, e cila sipas dëshmitarëve ka jetuar e vetme, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj”, thuhet në raport.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /Telegrafi/