Një femër pa shenja jete është gjetur ditën e shtunë në Gjilan.
Policia ka njoftuar se viktima është gjetur e vdekur në banesën e saj.
“Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/