Telegrafi

Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Vushtrria, i zhdukur para një jave

Pas pesë ditësh kërkimi, sot në Studime të Ulët të Vushtrrisë, njësia e FSK-së për Kërkim- Shpëtim në Male, sëbashku me djalin e të ndjerit, Gëzim Rashica kanë arritur të gjejë trupin e pa jetë të personit të zhdukur R.G. (61), i cili i është dorëzuar ekipit mjekësor që ka konstatuar vdekjen e tij.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Avni Zahiti.

“Sot në mëngjes, në një fushë është gjetur trupi i pajetë i personit të raportuar i zhdukur një javë më parë. Trupi është dërguar në obduksion për procedurë të mëtutjeshme”, ka thënë për Telegrafin, Zahiti.

G. R., 61-vjeçar nga Vushtrria, kishte dalë nga shtëpia e tij para një jave dhe më nuk është kthyer aty. Ai kishte pasur probleme me shëndetin dhe sipas familjarëve të tij ai kishte humbur dhe në të kaluarën, por që ishte gjetur. /Telegrafi/