Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete 39-vjeçari nga Fushë Arrëzi

Një 39-vjeçar nga Fushë Arrëzi është gjetur pa shenja jete në banesën e tij ditën e sotme.

Policia bën të ditur se nuk janë konstatuar shenja dhune ne trupin e tij.

“Rreth orës 14:30, në banesën e tij, në Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete, shtetasi L. Z., 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së këtij shtetasi”, njofton policia.

Exit mobile version