Site icon Telegrafi

Gjendet një ‘zbraztësi shokuese’ në kontratën e Jadon Sanchos që ndryshon gjithçka për Man Utd dhe Chelsean

Jadon Sancho ende mund të kthehet në Manchester United këtë verë pasi Chelsea përballet me një dilemë të kontratës që mund t’i shohë ata të penalizuar financiarisht.

Anglezi aktualisht është në huazim te blutë, pasi u largua nga United në afatin kalimtar të verës.

Dhe pavarësisht se ai shpjegoi kohët e fundit se si ndihet “në shtëpi” te Chelsea, është ende e mundur që ai të mund të kthehet në United pas përfundimit të sezonit 2024/25.

Lexo po ashtu "Ai erdhi dhe na mashtroi" - Mikel Obi shpërthen ndaj formës së Sanchos

Lëvizja e Sanchos te skuadra e Enzo Maresca përfshin një detyrim për Chelsea për ta blerë atë në fund të sezonit nëse ata përfundojnë në vendin e 14-të ose më lart në Ligën Premier, sipas Mail Sport.

Me blutë aktualisht në pozitën e katërt, kjo duket shumë e mundshme të ndodhë. Megjithatë, mediumi anglez sugjeron se është ende e mundur që Sancho mund të kthehet në United nëse Chelsea dështon të përmbushë detyrimin – edhe pse kjo do të kushtonte një ‘dënim domethënës’ për t’u tërhequr nga kushtet e dakorduara midis klubeve.

Është raportuar gjithashtu se lojtarët zakonisht diskutojnë kushtet përpara se t’i bashkohen një klubi në formë huazimi, nëse ata synojnë të nënshkruajnë përgjithmonë. Por kuptohet që nuk ndodh kështu me Sanchon.

Pra, mbeten dy opsione: Chelsea mund të respektojë detyrimin dhe më pas ta shesë atë te një klub tjetër ose të përballet me një dënim financiar nëse vendos ta kthejë atë te United.

Sancho ishte një nga lojtarët për të cilët aksioneri i pakicës së United, Jim Ratcliffe, pretendoi se United po paguante ende, pavarësisht se ai iu bashkua klubit nga Borussia Dortmund në 2021.

“Unë do t’ju jap një shembull, nëse shikoni lojtarët që po blejmë këtë verë, që nuk i blemë, ne po blejmë Antonyn, po blejmë Casemiron, po blejmë Andre Onanan, po blejmë Rasmus Hojlund, po blejmë Jadon Sanchon”, deklaroi Ratcliffe për BBC Sport të hënën.

Lexo po ashtu Ratcliffe përmend pesë lojtarë të Man United që nuk janë ‘mjaftueshëm të mirë’

“Këto janë të gjitha gjëra nga e kaluara, por pavarësisht nëse duam apo jo, ne i kemi trashëguar ato gjëra dhe duhet t’i zgjidhim. Për Sancho, i cili padyshim tani luan për Chelsean dhe ne paguajmë gjysmën e pagës së tij, ne po paguajmë 20 milionë euro për ta blerë atë në verë. Kështu që na duhet kohë që të largohemi nga e kaluara në një vend të ri në të ardhmen”, shtoi më tej ai.

Kontrata e Sanchos me United është caktuar të skadojë në verën e vitit 2026. /Telegrafi/

Exit mobile version