Site icon Telegrafi

Gjendet një i vdekur në bjeshkët e Rugovës

Policia njofton se në fshatin Malaj, në bjeshkët e Rugovës është gjetur pa shenja jete një person.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje ka dalë njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore. Me vendim të prokurori trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, kështu thuhet në këtë raport. /Telegrafi/

Exit mobile version