Telegrafi

Gjakovë, një 79 vjeçar gjendet pa shenja jete te “Ura e Fshenjtë”

Një trup i pajetë është gjendur sot rreth orës 14:39, te “Ura e Fshejt”, në Gjakovë.

Rastin për këtë e ka konfirmuar Policia rajonale e Gjakovës.

Sipas policisë personi kishte humbur jetën pasi u hodh nga ura.

“Me datë 30.11.2018 në ora 14:39 policia në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se kishte vërejtur një person duke u hedhur nga Ura e Fshejtë. Patrullat policore me te gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të pa jetë mbi sipërfaqen e ujit. Viktimë e rastit është H. A, kosovar/shqiptar i lindur në vitin 1939”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Lirie Podrimaj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dërguar familjes.