Një trup i pajetë është gjetur në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, trupi është gjetur të mërkurën rreth orës 23:50 në rrugën “Marija Kraja”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/