Telegrafi

Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë

Një trup i pajetë është gjetur sot në Prishtinë, më saktësisht në lagjen “Kalabria”.

Lajmin e kanë konfirmuar për Telegrafin, Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Nga policia është konfirmuar se personi i pajetë është regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja. /Telegrafi/