Telegrafi

Gjendet një shtetas i Serbisë pa shenja jete në Obiliq, rasti po hetohet

Foto: Arkiv

Një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në Obiliq.

Sipas raportit bëhet e ditur se vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar.

“Një mashkull serb shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/