Telegrafi

Gjendet një serb pa shenja jete në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Mitrovicë të veriut.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, serbi në rrethana ende të panjohura ka mbetur pa shenja jete, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30.

Tutje në njoftim thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/