Personat që i grabitën stolitë e Kim Kardashian në Paris, e kanë lëshuar një qafore gjatë kohës që po largohesh nga hoteli.
Një ditë pas, atë e ka gjetur një kalimtar dhe e ka njoftuar policinë. Hetuesit tash janë duke u përpjekur që të gjejnë gjurmë eventuale të ADN-së për t’i identifikuar hajnat.
TMZ bën të ditur se qaforja ka vlerë prej 33.000 dollarësh, prandaj ekziston mundësia që hajnat thjesht e kanë hedhur, kur kihet parasysh vlera e stolive tjera të vjedhura.
Kujtojmë se para një jave, ylli amerikan u mbajt me armë dhe u lidh në banjë, teksa iu vodhën stoli në vlerë prej 11 milionë dollarësh.
Mediat kanë raportuar se prapa këtij krimi qëndron banda serbe, Pink Panther, e cila është aktive që nga viti 1984, ndërsa deri më tani kanë vjedhur stoli në vlerë prej qindra miliona eurosh. /Telegrafi/