Policia e Kosovës, konkretisht stacioni policor në Pejë, ka njoftuar se me datën 22.04.2019, ka pranuar informatë nga ankuesi vëllai i viktimës, pasi që me datën 20.04.2019, rreth orës 11:30 viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Në njoftim thuhet se pas një bashkëpunimi me të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës është arritur të identifikohet dhe të gjendet personi i zhdukur.
I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe nuk ka dhënë ndonjë indikacion se ka pasur presion apo shtytje nga dikush për largimin e tij nga shtëpia.
Policia njofton se i njëjti pas intervistimit është kthyer në shtëpi./Telegrafi/