Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:00 në lagjen Veternik të Prishtinës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në lagjen Veternik të Prishtinës. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/