Site icon Telegrafi

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete të premten në Prishtinë.

Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Prishtinë 22.07.2022-14:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti në polici është hapur ‘Hetim i vdekjes’./Telegrafi/

Exit mobile version