Telegrafi

Gjendet një person i vdekur në Drenas, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Poklek i Ri në Komunën e Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se për këtë rast Policia ka marrë informacion rreth orës 18:30, ku pas daljes në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet mjekësore nga këta të fundit është konstatuar vdekja e tij.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Poklek i ri të komunës së Drenasit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se institucionet janë duke i marrë të gjithë hapat e nevojshëm për rastin.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, deklaroi Ahmeti./Telegrafi/