Telegrafi

Gjendet një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë

Foto: Arkiv

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të mërkurën dhe se rasti është raportuar rreth orës 14:35.

“Gjakovë 25.01.2023 – 14:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi/