Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:25, në Prizren.
Siç thuhet në raport, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi