Pasditen e së hënës, në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.
Ai u gjet në shtëpinë e tij në rrugën “Murat Mehmeti”, kurse vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe se njësitet kompetente po merren me këtë rast.
“Sot rreth orës 13:30 në stacionin policor Qendra në Prishtinë është hapur një rast “Vdekje e dyshimtë”. Viktimë në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën Murat Mehmeti në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Me rastin po merren njësitet kompetente policore”, tha Ahmeti. /Telegrafi/