Site icon Telegrafi

Gjendet një person pa shenja jete në Prelluzhë të Vushtrrisë, dyshohet për vetëvrasje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së hënës është gjetur një trup i pajetë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ku edhe është konfiskuar një armë e shkurtë me karikator, 30-fishekë dhe një gëzhojë.

“Fsh. Prelluzhë, Vushtrri 30.06.2020-12:40. Viktima mashkull është gjetur pa shenja jete, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë me karikator, 30-fishekë dhe një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version