Telegrafi

Gjendet një person pa shenja jete në Pirq të Mitrovicës

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të premte në fshatin Pirq të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se viktima është 53-vjeçari me inicialet B.B.

“Sot, rreth orës 11:00,  është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B. B., mashkull i moshës 53 vjeçar”, ka thënë Zahiti, duke shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. /Telegrafi/