Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur një person pa shenja jete në Obiliq.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 11:31.
“Është raportuar për një person pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/