Telegrafi

Gjendet një person pa shenja jete në Mramor

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se rreth orës 08:00 Policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Mramor.

Sips saj, bëhet fjalë për viktimën I.G. 55 vjeç.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/