Site icon Telegrafi

Gjendet një person pa shenja jete në Istog

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se ka gjetur babanë e tij pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Shushicë, Istog.

Siç thuhet në raport, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është sjellë në spital pa shenja jete.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se ka gjetur t ‘atin e tij pa shenja jete. Ankuesi menjëherë ka sjellë viktimën në spital, sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë  në spital pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/  

 

 

Exit mobile version