Telegrafi

Gjendet një person pa shenja jetë në Graqanicë

Foto: Ilustrim

Në rrethana të panjohura, një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 07:00, në Graqanicë.

Siç thuhet në njoftim, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura nga dëshmitari mashkull kosovar është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/