Site icon Telegrafi

Gjendet një person i vdekur në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Gjilan.

Rasti në polici është hapur si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia në Gjilan është njoftuar për rastin dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, ka thënë Hashani. /Telegrafi/

Exit mobile version