Një person është gjetur pa shenja jete të premten në banesën e tij në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, mbesa e tij pasi nuk kishte arritur kontakt me tashmë të ndjerin që nga data 12 janar, e kishte raportuar rastin në polici.
Andaj, njësitet policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur personi, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se që nga data 12.01.2023 nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin viktimën mashkull kosovar) i cili jeton i vetëm në banesë. Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/