Telegrafi

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Prizren

Foto: Ilustrim

Një mjet i dyshuar është gjetur nga një person derisa ishte duke e rrënuar një shtëpi të vjetër.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:33 në rrugën “Haxhi Zeka”, Prizren.

Siç thuhet në raport, njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë në pritje të njësisë për deminim. /Telegrafi/