Telegrafi

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shkollë në Podujevë

Në çatinë e Shkollës “Shaban Shala” në Podujevë është gjetur një mjet i pashpërthyer.

Lajmin e ka bërë të ditur shkolla të mërkurën nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër të respektuar!

Ju informoi se nesër me datë 05.05.2022 ( e enjte ) nuk do të mbahet mësim në shkollën tonë.

Arsyetim: Puntorët që janë duke punuar në renovimin e çatis së shkollës kanë identifikuar disa mjete të dyshimta (dyshohet se janë lëndë shpërthyese) ,andaj deri sa organet kompetente ta bëjnë verifikimin e objektit të shkolles nuk do të paraqitemi në shkollë.

Për çdo informatë shtesë do të ju informojmë me kohë!”