Telegrafi

Gjendet një kafkë njeriu në Prishtinë

Një person ka raportuar se në Rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, është gjetur një kafkë e cila dyshohet se është e njeriut.

Sipas policisë, kafka është gjetur në stadiumin në këtë rrugë, të shtunën rreth orës 20:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori dhe sipas policisë, kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Telegrafi/