Telegrafi

Gjendet një grua e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj në Gjakovë – policia nis hetimet

Foto: Ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën ‘Fitim Domi’ në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen)”, ka thënë Elezaj.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”. /Telegrafi/