Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në Drenas.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”.
“Gllogoc 01.11.2022-10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Telegrafi/