Site icon Telegrafi

Gjendet një granatë dore në Viti

Policia ka bërë të ditur se ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në oborrin e saj ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësia për deminim e PK/së ka tërhequr mjetin me sukses.

Sipas njësisë në fjalë bëhet fjalë për granatë dore. Rasti ka ndodhur në Viti, dhe me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version