Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur të hënën mbrëma në Vushtrri.
Policia njofton se një person është gjetur pa shenja jete rreth orës 19:30.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion.
Rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.
“Vushtrri 14.11.2022 – 19:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/