Në autostradën afër vendkalimit kufitar Tabanoc, në toalet është gjetur një bebe e vdekur, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Trupi i bebes tashmë është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, nga ku do të publikohen të dhëna shtesë pas obduksionit.
Tani për tani nuk ka informacione shtesë nga MPB-ja. Nuk dihet nëse fëmija i takon ndonjë refugjati të stacionuar në këtë kufi./Telegrafi/