Telegrafi

Gjendet një 91-vjeçare e vdekur në Prishtinë, policia nis hetimet

Foto: Ilustrim

Një 91-vjeçare është gjetur pa shenja jete pasditen e së shtunës, në një banesë në rrugën “Halil Ademaj” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘Halil Ademaj’ në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet.

“Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91-vjeçare”. /Telegrafi/