Telegrafi

Gjendet në Prishtinë një person pa shenja jete

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, rreth orës 14:00, kanë pranuar informatën se një person është gjetur pa shenja jete, në rrugën e Krujës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se personi është gjetur në shtëpinë e tij.

“Vdekjen e viktimës, mashkull 65 vjeçar e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, sqarohet në këtë komunikatë. /Telegrafi/