Telegrafi

Gjendet mjet shpërthyes në Klinë

Një person ka njoftuar se gjatë punimeve në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:15 në rrugën “Sadik Rama”, në Klinë.

Siç thuhet në raport, patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i dominimit “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin e kategorisë L-9 dhe kanë tërhequr pa asnjë problem mjetin nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/