Telegrafi

Gjendet mjet i pashpërthyer në një fshat të Podujevës

Në fshatin Obranqë të Podujevës, një zyrtar policor ka informuar se në një fushë të hapur ka vërejtur një mjet të pashpërthyer.

Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia e FSK-së dhe e KFOR-it ka tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/