Në fshatin Obranqë të Podujevës, një zyrtar policor ka informuar se në një fushë të hapur ka vërejtur një mjet të pashpërthyer.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia e FSK-së dhe e KFOR-it ka tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/