Një person derisa ishte duke pastruar një deponi të mbeturinave ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:05 në fshatin Jabllanicë, Gjakovë.
Sipas raportit të policisë, njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/