Katër ditë më parë kishte dalë nga shtëpia dhe familjarët nuk dinin për vendndodhjen e tij. Mërgimtari nga Kaçaniku i cili jeton në Austri, është gjetur sot në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të një restoranti.
Lajmin e për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Po është gjetur rreth orës 13:40 personi i lajmëruar si i zhdukur. Ai është gjetur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj në afërsi të një restoranti. I njëjti do të intervistohet nga policia”, ka thënë Veseli.
Për zhdukjen e tij ka njoftuar sot policia me anë të raportit 24-orësh, teksa arsyet e largimit nga shtëpia mbeten akoma të panjohura. Sipas policisë i njëjti ishte larguar nga shtëpia më 1 shtator. /Telegrafi/