Telegrafi

I gjendet marihuanë duke pirë kafe, arrestohet një person

Policia raporton se gjatë patrullimit në afërsi të lokaleve, njësitë policore kanë hasur në personin e dyshuar i cili ka qenë i shoqëruar nga një femër, kurse në tavolinën ku kanë qëndruar është gjetur dhe është konfiskuar një qese e vogël me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/