Telegrafi

Gjendet koka e peshkaqenit gjigant, të shqyer prej një grabitqari edhe më të madh (Foto)

Derisa po peshkonte në brigjet e Australisë, peshkatari i njohur vetëm si Jason, e ka gjetur kokën e një peshkaqeni gjigant – që ka ngjallur huti, se kush ka mundur ta ketë shqyer.

Këtë gjetje të mëngjesit, ai e ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale, ndërsa e ka quajtur të çmendur për faktin se peshonte mbi 100 kilogramë, transmeton Telegrafi.

“Më duket e habitshme, si ka mundësi që dikush ta ketë sulmuar, e aq më pak ta copëtonte” ka shkruar Jason.

Koka e peshkaqenit gjigant

Mirëpo, ky lloj peshkaqeni që mund të peshojë deri në 600 kilogramë dhe rritet afro katër metra, mund të bëhet pre e një peshkaqeni tjetër.

Ky grabitqar edhe më i madh, ka mundësi të lëviz me shpejtësinë marramendëse prej mbi 70 kilometrave në orë. /Telegrafi/