Site icon Telegrafi

Gjendet granatë dore në oborrin e Qendrës Rinore në Osojan

Policia në Istog njofton se ka marrë një informatë se në fshatin Osojan në pjesën e përparme në oborr të objektit të Qendrës rinore gjendet një mjet për të cilin dyshonte se ishte mjet shpërthyes.

Në vendngjarje ka dalë një patrullë e Policisë e cila ka bërë sigurimin e tij, e më pas vendit të ngjarjes i janë përgjigjur stafi komandues dhe të gjitha njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale në Pejë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, si dhe njësiti i FSK-së për deminim (EOD), ku pas sigurimit të perimetrit të nevojshëm ka kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshimtë si granatë dore pa ndonjë problem.

Policia e Kosovës është duke hetuar rastin në vazhdimësi, ku deri më tani janë intervistuar tre dëshmitarë dhe pritet të intervistohen edhe disa persona të tjerë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në teren janë ndërmarrë në koordinim me të njëjtin. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version