Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq.
Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.
Ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./Telegrafi/