Telegrafi

Gjendet e vdekur një grua në një ordinancë private në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “hetim i vdekjes” në qytetin e Vitisë.

Sipas raportit 24 orësh, thuhet se është raportuar që në një ordinancë private është një trup i pa jetë i viktimës femër kosovare.

Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/