Telegrafi

Gjendet e vdekur një femër në veri të Mitrovicës

Foto: Ilustrim

Një person është gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se bëhet fjalë për një femër, e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

“Policia ka marrë informatën sot rreth orës 9:10 për një trup të pajetë në rrugën “Vasily Ostroshki” në veri të Mitrovicës. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka gjetur trupin e pajetë të një personi të gjinisë femërore”, ka thënë Hoti.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, për të cilat tha se do t’i bëjë të ditura sapo të përfundojnë të gjitha procedurat. /Telegrafi/