Telegrafi

Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në Prishtinë

Një grua ka vdekur sot në rrethana të  dyshimta në Prishtinë.

Policia njofton se 48 vjeçarja u gjet pa shenja jeta në banesën e saj në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ rreth orës 18.

“Aktualisht policia është në ndërmarrje e sipër te veprimeve hetimore dhe atyre te ekzaminimit te vendngjarjes me qellim te sqarimit te rrethanave qe karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve te tij”, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonal kane prezantuar edhe specialist te forenzikës rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko- ligjor.

Trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit te shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.