Policia e Kosovës bënë të ditur që kishte pranuar një njoftim që një femër në Prishtinë, është gjetur pa shenja jete në banesën ku ajo jetonte.
Ku pas daljes së ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar edhe vdekja e saj.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për Obduksion.
“Është raportuar se trupi i viktimës femër kosovare është gjetur në banesën e saj. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, bënë të ditur policia./Telegrafi/